Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari kërkon ndryshime në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme në atë pjesë e cila i përket biznesit. Punëdhënësit propozojnë tri variante të ndryshimeve. Sipas variantit të parë shteti duhet të paguajë një pjesë prej shpërblimeve të punonjësve dhe po këtë pjesë edhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas variantit të dytë raporti i pagimit të pagave mes shtetit dhe punëdhënësit duhet të mos jetë 60/40, siç ishte deri tani, por 80/20. Sipas propozimit të tretë pagat duhet të pakësohen gjatë periudhës së krizës. Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në qoftë se miratohen propozimet e Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve, më pak njerëz do të mund të përfitojnë nga skema e ruajtjes së punësimit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..