Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19: Masa urgjente të qeverisë kundër papunësisë

Rresht njerëzish para Institutit Kombëtar të Sigurimeve
Foto: BTA

Pas dy ditësh të bisedimeve të vështira mes qeverisë, nga njëra anë, dhe partnerëve socialë, nga ana tjetër, të përfaqësuar nga sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, qeveria miratoi një pako prej masash për kompensimin e humbjeve të biznesit nga kriza e koronavirusit dhe për parandalimin e shkurtimeve të vendeve të punës të punonjësve. Ajo do t’i kushtojë shoqërisë 500-750 mln euro (1-1.5 mlrd leva), të cilat sipas Kryeministrit Bojko Borisov nuk do të mjaftojnë. Gjithsesi, këto mjete nuk ishin parashikuar në buxhetin e vendit për këtë vit dhe prandaj qeveria vendosi ta aktualizojë urgjentisht. Projektligji për aktualizimin e buxhetit shtetëror parashikon rritje të mjeteve për fondin “Sigurimi Shtetëror dhe Shoqëror” me 700 mln euro (1.43 mlrd leva), ose 2.9 për qind prej PBB-së. Parashikohet edhe mundësi për rritje të borxhit të shtetit deri në 5.113 mlrd euro (10 mlrd leva), në qoftë se kriza keqësohet më shumë nga ajo e prognozuar.

Plani i qeverisë kundër papunësisë tashmë i njohur si “plani 60/40” parashikon që shteti të paguajë në vazhdim të 3 muajve 60 për qind prej pagës së personelit në sektorët më të prekur nga kriza. Ndër ta janë tregtia me pakicë, transporti tokësor, transporti i udhëtarëve dhe ai ajror, hotelet, restorantet, biznesi turistik, arsimi parashkollor (sektori privat), veprimtaritë artistike dhe krijuese, sporti i lidhur me argëtimin. Do të ndihmohen edhe firma nga sektorë të tjerë, me ulje të të ardhurave neto mbi 20 për qind si rrjedhojë e krizës në krahasim me muajin mars të vitit 2019. Punëdhënësi është i detyruar të paguajë 40 përqindjet e tjera të pagës, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore mbi tërë pagën mujore. Punëdhënësit jashtë vendeve të populluara gjithashtu do të marrin ndihmë. Rreth 300 000 veta do të mund të përfitojnë nga këto masa. Meqenëse plani “60/40” në fakt është ndihmë shtetërore vendimi për dhënien e saj i është dërguar Komisionit Evropian, i cili duhet ta miratojë. Pritet që kjo të jetë fakt në kuadrin e 24 orëve, u bë e qartë nga fjalët e Kryeministrit Bojko Borisov.

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev paralajmëroi biznesin se në qoftë se e humb personelin e vet tani kthimi i tij në punë gjatë periudhës së gjallërimit ekonomik do të jetë i vështirë. “Nuk duam që kjo të ndodhë. Mendojmë për punëdhënësin, por më tepër mendojmë për punonjësin”, tha Donçev. Biznesi miratoi planin 60/40 me shumë kritika dhe rezerva, me argumentet se ai nuk do të mund t’i ndihmojë punëdhënësit dhe nuk do të mund të parandalojë rritjen e papunësisë. Sipas ish-Ministrit të Financave Ljubomir Dacov këto masa nuk do të kenë efekt mbi biznesin real dhe papunësi.

Pakoja e masave shpëtimtare parashikon edhe hua të shpejta bankare pa interes nga 750 euro (1500 leva) për personat fizikë që janë me leje pa pagesë për shkak të krizës së koronavirusit. Afati i shlyerjes së huas është 24 muaj. Huamarrësit do të kenë dhe një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, në të cilën nuk do të paguajnë taksa për shlyerjen e huas. Sipas parashikimeve nga këto hua do të përfitojnë rreth 130 000 veta.

Mbyllja e ndërmarrjeve, shkurtimet e vendeve të punës, lejet e detyrueshme dhe pakësimi i shpërblimeve tashmë është diçka e zakonshme. Çdo ditë në zyrat e punësimit regjistrohen nga 1300 veta, bëri të ditur sajti Money.bg, duke shtuar se para krizës numri i të papunëve ka qenë më i ulët me gjysmë. Ministri i Financave shprehu shpresë për rritje të papunësisë në vend me 2 për qind. “Kemi gatishmëri që nëpërmjet programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore” ta ndihmojmë pagimin e dëmshpërblimeve për të papunët” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva. Para epidemisë në Bullgari kërkoheshin punonjës dhe punëdhënësit ofronin paga tërheqëse, pako sociale dhe kushte të mira të punës. Papunësia në fund të vitit të kaluar u ul deri në nivelin rekord 4.1 për qind. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 të papunët ishin 138.5 mijë, ndërsa aktualisht janë 213 700. Vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme më 13 mars deri tani 9 909 veta kanë mbetur pa punë.  

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD