Në fillim të mijëvjeçarit të ri lëvizja e njerëzve nga qyteti për në fshat u bë tendencë në Bullgari. Arsyet ishin para së gjithësh ekonomike – rreth 20% prej ndërmarrjeve në vend parapëlqyen të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në provincë për shkak të shpenzimeve më të ulëta.
Gjatë viteve të fundit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave shpërngulja e qytetarëve në fshat është tendenca dominuese në krahasim me migracionin në drejtimin e anasjelltë – raporti është 26,3% kundrejt 21%. Arsyeja për këtë është dëshira e shumë familjeve të reja që të kërkojnë mënyra më shëndetësore të jetesës. Nga ana tjetër shumë njerëz me “profesione të lira” gjithashtu parapëlqejnë jetën më të lirë dhe më të pastër në fshat. Fshatrat rreth Sofjes janë plotë me kryeqytetas, të cilët ikën nga zhurma dhe ajri i ndotur.
Me përhapjen e koronavirusit shumë banues të qyteteve, të cilët kanë prona të patundshme në rajone fshatare u zhvendosën në fshat akoma para shpalljes së ndalimit për lëvizje mes qyteteve si masë kundër shpërndarjes së sëmundjes. Këtë herë arsyeja për këtë zgjedhje ishte mundësia që njerëzit ta kalojnë karantinën jashtë kufizimeve të mjedisit të qytetit.
I tillë është shembulli me bashkinë Tunxha, afër qytetit Jamboll (Bullgari Jugore), ku pasi ishte kufizuar mundësia për lëvizje, janë paraqitur 900 aplikime për ndryshimin e adresës. Sipas fjalëve të sekretarit të bashkisë Andon Krëstev pritet se numri i këtyre aplikimeve do të bëhet dy herë më i madh. Sipas fjalëve të tij më të parapëlqyera janë fshatrat në zonën 15-kilometrash rreth qytetit Jamboll. Dhe njerëzit, të cilët ndryshojnë të dhënat e tyre në regjistrin bashkiak janë kryesisht banues të përhershëm të fshatrave, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë bërë regjistrimin e tyre në kohën e kërkuar nga ligji.
Gjallërim në rajonet fshatare ka dhe afër Kjustendillit (Bullgari Jugperëndimore), informon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në qytet Kirill Falin. Kështu për shembull fshati Shihksovci është plot me kryeqytetas, të cilët kanë shtëpi dhe vila aty. Akoma gjatë shkurtit numri i njerëzve, të cilët jetojnë atje është rritur në mënyrë të ndjeshme.
Sipas fjalëve të kryetares së baskisë Iliana Petrova arsyeja për këtë ështëse shumë njerëz nuk mund të shkojnë në punë për shkak të masave parandaluese dhe prandaj janë kthyer në vendin e lindjes:
"Shumë njerëz, të cilët kanë shtëpi këtu zakonisht jetojnë në Sofje ose në qytetet e tjera të mëdha. Tani ata kthehen. – shpjegoi ajo. Më shpesh kryejmë shërbime të lidhura me regjistrimin e njerëzve si banues të përkohshëm, sepse në këtë mënyrë ata mund të udhëtojnë dhe të kthehen në shtëpi. Sepse shumë prej tyre kanë nevojë të dalin nga fshati për të blerë medikamente dhe kalojnë kontrollime në postblloqe”.
Afër Kjustendilit ndodhet dhe fshati Trekljano dhe ai gjithashtu është plot me njerëz, njoftoi Vasillka Kirillova nga bashkia: “Ata nuk dalin shumë. Kanë blerë paraprakisht mjaft produkte ushqimore dhe qëndrojnë kryesisht në shtëpi” – tha ajo.
Aktualisht fshatrat janë vendi më tërheqës për jetë, sepse ofrojnë ajër të pastër, qetësi dhe kushte më të përshtatshme për jetë në kohën e izolimit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaEurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..