Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët shpresojnë se vdekshmëria nga COVID-19 në Bullgari do të jetë e ulët

Prof. Kosta Kostov
Foto: BGNES

Ne jemi ende në fillim të epidemisë, tha para mikrofonit të BNR-së Kosta Kostov, koordinatori i Këshillit të ekspertëve mjekësorë pranë qeverisë. Presim se lakorja e të infektuarve nuk do të jetë e pjerrët.

Sipas analizave të përvojës së deritanishme në botë mendojmë se virusi është më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës në krahasim me koronaviruset gjatë viteve 2003, 2010 dhe 2011.

Në situatën e vdekshmërisë aktuale në Bullgari ekspertët shpresojnë se në se i respektojmë të gjitha udhëzimet, do ta kapërcejmë epideminë pa përqindje të lartë të të vdekurve.

Profesori Kostov tha se duke pasur parasysh ecurinë e deritanishme të krizës, sipas tij vdekshmëria në Bullgari nuk do të arrijë nivele të larta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD