Qeveria u ofron bizneseve ndihmë me pagimin e rrogave të personelit në raport 60/40, ku shteti do të paguajë pjesën më të madhe të rrogave. Por kjo masë nuk do të përdoret nga shumë punëdhënës. Sondazhi online i zhvilluar në periudhën 31 mars – 1 prill 2020 nga Dhoma Ekonomike Bullgare tregon se këtë mundësi do ta shfyrtëzojnë vetëm 8 % prej punëdhënësve. 44% prej tyre kanë më pak se 10 nëpunës.
33% prej punëdhënësve të përfshirë në analizë planifikojnë shkurtim të pjesshëm të personelit për shkak të krizës ekonomike, 21% do të detyrojnë nëpunësit e tyre të përdorin pushimin vjetor, 10% përkohësisht do të pakësojnë pagat e punëtorëve.
Sipas të dhënave të shpallura nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva që nga fillimi i pandemisë çdo ditë rreth 2500 veta në Bullgari mbeten pa punë.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..