Në një letër drejtuar Ministrisë së Turizmit nga Asociacioni Bullgar i Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve insistojnë që kompleksi për pushime “Slënçev Brjag” (Sunny Beach) në bregdetin bullgar të reklamohet si vend i përshtatshëm për mjekimin e njerëzve me sëmundje të mushkërive. Sot ky vendpushim është më i njohur si destinacion për argëtim për të rinjtë me shumë lokale dhe klube nate, por para 60 vjetëve ai është krijuar si vendpushim balnear, kujtojnë nga Asociacioni.
Ndërkohë nga Instituti për analiza dhe vlerësime në turizëm kanë llogaritur se humbjet për sektorin e turizmit për muajin mars janë me vlerë 25 mln. euro, kurse parashikimet për muajin prill janë për humbje prej 33 mln. eurosh.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..