“Pandemia kërkon masa të ngutshme dhe shoqëria i pranon shumë mirë”, vuri në dukje Presidenti Rumen Radev në një deklaratë me rastin e situatës së re në vend të shkaktuar nga COVID-19. Ai nënvizoi se masat e jashtëzakonshme kanë kufizuar përhapjen e sëmundjes, por kanë çuar në paralizimin e shoqërisë duke shkaktuar një krizë ekonomike dhe sociale pa precedent. Papunësia rritet me orë dhe uria së shpejti do ta luftojë frikën, paralajmëroi Radev. “Pasi shteti imponon kufizime, ai duhet të propozojë gjithashtu kompensime adekuate, edhe për punonjësit, edhe për biznesin”, deklaroi Presidenti. Ai vuri në dukje domosdoshmërinë për rishqyrtimin e ngutshëm të disa dispozitave në Ligjin e miratuar për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat e bllokojnë jetën ekonomike.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..