Nga data 28 janar deri më 5 prill janë bërë 15 899 teste për COVID-19 në laboratorët bullgarë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Pritet që nga data 6 prill të fillojnë punë akoma dy laboratorë të rinj në Sofje dhe kështu numri i përgjithshëm i laboratorëve zyrtarë në vend do të bëhet 9. Presim rritje të numrit të të infektuarve. Duhet të testohen të gjithë të sëmurët me pneumoni dhe personeli mjekësor. Tani për tani pritja për 2-3% vdekshmëri nga koronavirusi nuk u justifikua. Në Evropë ajo arriti 5%, tha gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski – shefi i Shtabit Operativ Kombëtar. Distanca fizike dhe izolimi janë mënyra e vetme për evitimin e infektimit, nënvizoi gjen. Mutafçijski.
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..