Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov dhe Ambasadorja Mustafa kanë diskutuar partneritetin strategjik Bullgari - SHBA

Foto: BGNES

Në takim mes kryeministrit Bojko Borisov dhe Ambasadores së SHBA-së  në Bullgari Hero Mustafa janë diskutuar përpjekjet e të dyja vendeve në luftën kundër koronavirusit të ri dhe nismat e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në përkrahje të Bullgarisë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. “SHBA-ja dhe Bullgaria qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, siç para pak kohe nënvizoi sekretari shtetëror Pompeo”, ka thënë Hero Mustafa.

Ishte diskutuar dhe partneriteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Bullgarisë, përfshirë këtu forcimin e sigurisë së përbashkët dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe energjetike. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më shumë se 80 zanatçinj po prezantohen në një festival artizanati në Veliko Tërnovo

Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo ,  nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..

botuar më 24-09-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për 18 shtatorin 2024

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës dhe të konsiderueshme. Kryesisht në kodrinat Predballkan dhe masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 16°,..

botuar më 24-09-17 7.35.MD
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov (djathtas) dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Sh. e Tij Kenneth Merten

SHBA do ta ndihmojë Bullgarinë të përmbushë kriteret për një regjim pa viza

Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së. "Përfshirja e..

botuar më 24-09-17 6.07.MD