Kufizimet e rrepta në lëvizje dhe udhëtime ndryshuan shumë jetën dhe punën e bullgarëve. Gjithnjë e më shumë veprimtari organizohen online dhe nuk kërkojnë praninë fizike të njerëzve. Praktika nuk është krejtësisht e panjohur deri tani në vend, por përmasat janë të papara. Kjo tregon dy gjëra: së pari se bullgarët përpiqen të kenë jetë normale dhe në të njëjtën kohë të respektojnë masat e vendosura në vend për shkak të koronavirusit; së dyti se shumë sfera të jetës kanë një formë të re të ekzistencës dhe punës.
Jeta po “zhvendoset” online dhe tani për tani kjo bëhet ngadalë dhe pa tronditje. Gjithnjë e më shumë ndërmarrje, organizata dhe institucione fillojnë të funksionojnë në këtë mënyrë.
Mbyllja e një numri të madh njerëzish në shtëpi, puna në distancë, shkurtimi i personelit dhe paniku rreth pandemisë së COVID-19 ndryshoi edhe konsumin në internet. Tregtia online preferohet nga bullgarët, por rritja e interesit në këtë veprimtari për shkak të krizës nuk është e konsiderueshme, me përjashtim të blerjes online të mallrave ushqimore, që shënon rritje 400 për qind pas 15 marsit. Në të njëjtën kohë kërkimi në sajtet bullgare për turizëm dhe udhëtime është rrëzuar krejtësisht.
Arsimi online lulëzon. Nxënësit dhe studentët në Bullgari janë me pushime tashmë tri javë, por shumica e shkollave dhe universiteteve i organizojnë ligjëratat dhe kurset online. Të dhënat e Ministrisë tregojnë se 90 për qind e nxënësve tashmë mësojnë në distancë.
Restorantet e mbyllura gjithashtu përpiqen t’i zëvendësojnë klientët realë me klientë virtualë, tani për tani pa sukses të madh dhe me të ardhura minimale. Në dallim të tyre sajtet informative nuk mund të ankohen nga mungesa e interesit, por gazetat dhe revistat prej letre janë në gjendje të rëndë, megjithë provat e tyre për të qenë origjinalë.
Administrata publike, e cila që prej shumë kohe bën prova që të afrohet me të ashtuquajturën “qeveri elektronike”, u kushton një vëmendje të konsiderueshme shërbimeve online. Sipas shembullit të Këshillit Evropian edhe qeveria bullgare zhvillon online seancat e Këshillit të Ministrave.
Në Bullgari një pjesë e madhe prej shërbimeve të administratës tatimore, të administratave komunale, të ministrive dhe agjencive shtetërore janë në dispozitë në rrjetin global. Qëllimi është lehtësimi i qytetarëve, të cilët kanë mundësi të dërgojnë dhe të marrin dokumente të ndryshme në mënyrë elektronike. Kështu punon dhe Instituti Kombëtar i Sigurimeve, i cili përkujdeset për njerëzit më të prekshëm nga koronavirusi – pensionistët e moshuar. Bankat vazhdojnë si zakonisht të ofrojnë “online banking” – një shërbim që është në dispozicion të klientëve prej shumë kohe.
Në listën e shërbimeve online tashmë mund të përfshijmë dhe spektaklet virtuale të shumë teatrove. Shumë fushata bamirëse gjejnë përkrahësit e tyre në internet. Kryqi i Kuq Bullgar ofron konsultime psikologjike online – një përkrahje që mund të jetë po aq e rëndësishme dhe e vlefshme sa është ndihma financiare dhe ajo mjekësore.
Kriza me koronavirusin mund të ndikojë edhe pozitivisht vendin tonë. Ilija Krëstev, kryetari i Bordit të Asociacionit për inovacione, shërbime të biznesit dhe teknologji, informoi se kompani, të cilët ofrojnë shërbime për përmirësimin e funksionimit të sistemeve të biznesit, do t’i dhurojnë shtetit 15 mijë orë pune dhe fokusi do të jetë në sistemin e shëndetësisë. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev shpjegoi se kështu brenda disa muajve të do të disponojmë me sistem elektronik shëndetësor me kartela elektronike dhe e-receta.
Një hap i rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të informacionit në ndihmë të njerëzve me simptoma të koronavirusit është aplikacioni mobil i prezantuar më 4 prill që ishte përpunuar nga kompani bullgare të teknologjive të larta dhe gjithashtu i ishte ofruar falas qeverisë. Sistemi qyhet VirusSave dhe ka një regjistër qendror, i cili mbledh informacion dhe e dërgon atë deri tek autoritetet përkatëse shtetërore. Të gjithë bullgarët që e ngarkojnë atë në celularin e tyre dhe plotësojnë informacionet e kërkuara, informojnë në këtë mënyrë institucionet shëndetësore dhe mjekun e vet. Aplikacioni mbledh dhe të dhëna për vendin e përdoruesve dhe kjo i ndihmon autoritetet që të planifikojnë fluksin e pacientëve në spitalet e ndryshme në Bullgari dhe ku mund të pranohen pacientët e ardhshëm. Informacioni për përhapjen e Covid-19 dhe për pacientët e shëruar do të ndihmojë për marrjen e vendimeve të argumentuara nga ana e shtabit operativ kombëtar për shtrëngimin apo për lehtësimin e masave parandaluese, shpjegoi shefi i shtabit prof. Vencisllav Mutafçijski.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka IvanovaMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..