Agjencia bullgare për sigurinë e ushqimeve ndaloi shitjen në rrjetin tregtar të 20 tonëve perime me sasi të palejuar të pesticideve në to. Produktet janë importuar nga vende, të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Janë sekuestruar 17 tonë lakër dhe mbi 4 tonë kastravecë. Ato do të asgjësohen, apo do të kthehen në vendin e prodhimit.
Mostrat për analizë janë marrë në pikën e kontrollit kufitar “Zllatarevo”. Ky është dërgesa e dytë e tillë gjatë ditëve të fundit. Organet e kontrollit tashmë ndaluan për shkak të sasisë së madhe të nitrateve sasi të madhe të domateve nga Turqia.
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me direktivat e BE-së. Për ata që banojnë në vendin tonë për qëllime punësimi me kualifikim të lartë, ka një..
Qeveria e përkohshme ka miratuar një kontratë ndërkombëtare për blerjen e raketave antitank Javelin në kuadër të Programit të SHBA për shitje të jashtme ushtarake. Vendimi i propozon Kuvendit Kombëtar që të ratifikojë marrëveshjen me ligj. Dokumenti do të..
Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..