Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët E Diela e Dafinave është diçka më shumë se e kremte fetare

Foto: Darina Grigorova

Me aromë lulesh dhe me blerim të butë që sapo ka mbuluar tokën dhe pemët, e kremtja e krishtere e Hyrjes së Zotit në Jerusalem është ndër festat më të dashura për bullgarët. I është kushtuar pritjes solemne të Birit të Zotit në Jerusalem dhe shënohet gjithmonë të dielën para Pashkëve. Herët në mëngjes të krishterët hyjnë në kishë dhe stolisin me lule dhe gjelbërim ikonat e Jesiu Krishtit dhe Hyjlindëses. Me lutje të posaçme priftërinjtë bekojnë degët e shelgut që kujtojnë për degët, me të cilat fëmijët në Jerusalem e kanë pritur Shpëtimtarin. Pas shërbesës të gjithët çojnë në shtëpi degët e shelgut – për shëndet dhe bereqet.

E Diela e Dafinave shënohet në çdo shtëpi, kurse bullgarët që mbajnë emrat e luleve dhe bimëve festojnë ditën e emrit të vet me miqtë dhe të afërmit.

"Zakonisht e festoj këtë ditë me pak njerëz – pohon Javor, emri i të cilit do të thotë “panjë mali”. – E Diela e Dafinave është një nga festat më të bukura bullgare dhe të krishtere, sepse sjell dritë dhe ngrohtësi. Njerëzit preferojnë të dalin jashtë për ta shënuar, zakonisht në natyrë. Por sivjet do të jetë ndryshe, nuk do ta ndiejmë këtë festë si zakonisht. Pavarësisht se çfarë dëshirojmë të bëjmë, zgjedhja më e mirë është që të mbetemi në shtëpi. Kështu do të përkujdesemi më mirë për shëndetin tonë dhe atë të të tjerëve. Të kemi pak më shumë dhurim, sepse kjo është mënyra e vetme për të dalë më shpejtë nga gjendja e jashtëzakonshme. Në javët që vijojnë kemi të kremte shumë të mëdha – Pashkët, Dita e Shën Gjergjit. Njerëzit zakonisht mblidhen me të afërmit, me miq të shumtë, por sivjet duhet të mbetemi vetëm me familjen tonë”.

Kështu mendon dhe Liljana Beliçeva, e cila sivjet do ta kalojë festën vetëm me bashkëshortin e vet, pavarësisht se zakonisht për të uruar ditën e emrit të saj, në shtëpi vijnë fëmijët dhe nipërit e saj. Ajo përsëri do të jetë me ta, por në mënyrë virtuale për shkak të masave kundër Covid-19. Në këtë ditë të shenjtë Liljana uron që sa më shpejtë ta tejkalojmë kulmin e sëmundjes:

"Situata të fillojë të qetësohet dhe në Pashkët të kemi një lajmë shumë të mirë. Nga E Diela e Dafinave deri në Pashkët të ulet numri i të sëmurëve dhe të shtohet numri i të shëruarve, të ketë më shumë njerëz të buzëqeshur, të ketë dritë në shpirtrat e tyre. Sepse Zoti është me ne dhe mbron tërë vendin tonë!”

"E Diela Dafinave është një nga festat më të bukura pranverore, ndoshta sepse festojnë dhe shumë njerëz me emra të bimëve – thotë Violeta Stoeva (emri i saj do të thotë “vjollcë”). Për mua kjo është festa e grave dhe prandaj është aq e dashur. U uroj të gjithëve që të jemi si buqeta lulesh dhe le që secili të tregojë anën e vet më të mirë në këtë ditë festive.

"Tani kur nuk mund të dalim jashtë, le të shikojmë brenda përmes lutjeve tona gjatë së kremtes”, është mesazhi i Jasen Danaillovit:

"Të hyjmë brenda nesh – me lutje me meditim, me praktika të tjera shpirtërore – kjo është sikur të azhurnosh sistemin operativ – thotë ai. Shpresoj se ky “izolim” do të na japë mundësi të bëhemi më të vetëdijshëm për të gjitha gjërat rreth nesh, për ta cilat tani ende nuk kemi shqisa. Ne jemi si robotë, të cilët merren me prerjen e ngjarjeve jetësore, pa pasur mundësi ti drejtojmë ato. Tani kemi kohë të mendojmë, të njohim më mirë njerëzit, me të cilët jetojmë dhe t’i përgjigjemi pyetjes pse kemi lindur në këtë tokë. Urimi im për të gjithë është një – shëndet!”

Të jemi të shëndetshëm është dhe mesazhi i Radio Bullgarisë në festën e ndritshme të krishtere – E Diela e Dafinave.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD