Si shenjë e bashkëpunimit të mirë mes Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në aeroportin ndërkombëtar në Abu Dabi u dërguan me dy avionë 32 tonë perime, mish dhe produkte qumështi të siguruara nga firma të ndryshme bullgare. Dërgimi i pakos u organizua nga Ministria Bullgare e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana e vet i dërgojnë Bullgarisë 15 tonë maska, doreza, dezinfektues, veshje dhe ushqime. Në aeroport Ministri bullgar i Ekonomisë Emill Karanikollov shqyrtoi me Ahmed Ali Al Sayegh – ministër shtetëror në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, bashkëpunimin bilateral në kontekstin e pandemisë Covid-19. Karanikollov ripohoi angazhimin e Bullgarisë për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe të koordinojë përpjekjet për kontroll të Covid-19 me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..