Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hetojnë një ministër për shkelje të masave kundër Covid-19

Krasimir Karakaçanov
Foto: BGNES

Mbi 400 janë ankesat drejtuara Gjykatës së Lartë Administrative kundër urdhëresës për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Përveç tyre Gjykata punon dhe mbi të gjitha ankesat e tjera kundër urdhëresave të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme kundër Covid-19.

Policia po heton Ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Ai është fotografuar në një stol në park bashkë më një vartës të tij dhe sipas rregullave duhet të sanksionohet për shkak të shkeljes së masave të jashtëzakonshme. Mbi 3 mijë janë aktet administrative për shkeljen e masave kundër epidemisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD