Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 37-të

Foto: BNR

9 janë rastet e reja të regjistruara të koronavirusit në Bullgari

685 janë të konfirmuarit me Covid-19, informoi Shtabi operativ. Më 13 prill janë regjistruar 9 raste të reja . 5 prej tyre janë në kryeqytet, 4 – në Stara Zagora (Bullgari Qendrore). 384 prej të prekurve janë burrë, 301 janë gra. Të vdekurit me diagnozë Covid-19 janë 32. Viktima e fundit e sëmundjes është një burrë 43-vjeçar nga Peshtera, i cili ka pasur diabet dhe hipertension arterial dhe ka vdekur në spitalin e qytetit Pazarxhik (Bullgari Jugore). Të shëruarit janë 71 persona.

Bullgaria është larg kulmit të COVID-19

Nuk kemi arritur kulmin e epidemisë së koronavirusit në Bullgari. Presim analiza serioze në vende kritike, të cilat do të tregojnë tendencat në ecurinë e situatës epidemike tek ne. Shpresoj se nuk do të arrijmë shufra të mëdha të të infektuarve, por kjo varet nga të gjithë ne, deklaroi ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Pazaret do të hapen pas Pashkëve, por vetëm në se njerëzit në to respektojnë të gjitha masat kundër epidemisë, tha para gazetarëve ministri, i cili vizitoi pazarin e kryeqytetit “Dimitër Patkov”. Në se sjellja e tregtarëve dhe klientëve nuk kërcënon shëndetin e të gjithëve, do të përpiqemi sa më shpejtë pas Pashkëve t’i hapim pazaret. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Korridore të reja të gjelbra për trafik mallrash përmes Bullgarisë

2 itinerare të reja janë shtuar në ashtuquajturat “korridore të gjelbra” për transit të mallrave në territorin e Bullgarisë, informoi Agjencia Rrugore. Njëri është nga pika e kontrollit kufitar “Ura e Danubit” afër qytetit Ruse, kalon përmes Sofjes dhe arrin deri në PKK “Kulata” në kufirin me Greqinë. Itinerari i dytë kalon përgjatë autostradës “Trakia” nga Sofja deri në portin e Burgasit. Me anë të tragetit “Druzhba” Evropa lidhet me Kaukazin dhe qytetin Batumi të Gjeorgjisë. Nga porti i Batumit korridori vazhdon drejt Armenisë dhe Azerbajxhanit. Harta është publikuar në sektorin “Korridore të gjelbra” të sajteve www.api.bg dhe www.bgtoll.bg.

Tre janë skenarët për pasojat e epidemisë tek ne

Skenarët për pasojat makroekonomike nga përhapja e koronavirusit dhe masat e ndërmarra kundër tij janë hartuar në një raport të Institutit për Studime Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas variantit më optimist kulmi i epidemisë do të jetë në mes të majit, nuk do të ketë valë të dytë të përhapjes së sëmundjes dhe gjatë pjesës së dytë të vitit ekonomia përsëri do të fillojë të punojë normalisht. Skenari realist parashikon kulm të Covid-19 në mes apo në fund të qershorit deri në mes të korrikut me heqje hap pas hapi të masave dhe përsëritje të disa prej masave kufizuese. Atëherë mund të presim rënie të Produktit të Brensdhëm Bruto 4,4% me inflacion deri më 4,2% dhe 10% papunësi. Skenari pesimist parashikon kulm të sëmundjes në fund të gushtit me shtrëngim dhe lehtësim periodik të masave, rënie të PPB-së 5,7%, normë të inflacionit 5,2% dhe papunësi 12%.

Medikament bullgar kundër koronavirusit

Do të ketë një medikament bullgar kundër Covid-19 dhe po pritet furnizimi i lëndëve të para për të, njoftoi gjen. Vencisllav Mutafçijski. Ai shpjegoi se aktualisht po zhvillohen diskutime për të me prof. Toni Vekov, i cili është dekan i Fakulteti Farmaceutik në Universitetin e Mjekësisë në qytetin Pleven (Bullgari Veriore). U bë e qartë se spitalet do të disponojnë me ilaçe kundër koronavirusit, të cilat do të jenë të mjaftueshme për shërimin e 16 mijë pacientëve. Sipas fjalëve të gjeneralit Mutafçijski “rezervat prej këtij ilaçi tashmë janë të konsiderueshme dhe do të ndihmojnë zgjidhjen e problemeve”.

Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bashkëpunojnë në kufizimin e COVID-19

Si shenjë e bashkëpunimit të mirë mes Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në aeroportin ndërkombëtar në Abu Dabi u dërguan me dy avionë 32 tonë perime, mish dhe produkte qumështi të siguruara nga ndërmarrje të ndryshme bullgare. Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana e veta i dërgojnë Bullgarisë 15 tonë maska, doreza, dezinfektues, veshje dhe ushqime.

Detyruan zinxhirët e shitësve me pakicë të ofrojnë produkte bullgare

Për të ndihmuar prodhuesit bullgarë qeveria detyroi zinxhirët tregtarë të ofrojnë produkte bullgare nga prodhues vendorë. Qumështi dhe bulmetrat prej qumështi bullgar, peshku dhe produktet prej peshku, mishi i freskët dhe vezët, frutat dhe perimet sezonale duhet të ofrohen në sipërfaqe të dukshme. Kjo masë është për zinxhirët e shitësve me pakicë të cilët kanë objekte në më se 3 rajone administrative në Bullgari.

Kryeministri paralajmëron për kolapsin e sistemeve shtetërore në se lehtësohen masat kundër Covid-19

Në se masat kundër përhapjes së koronavirusit lehtësohen, rrezikojmë brenda dy javësh të çojmë deri në kolaps sistemin e shëndetësisë. Pas sistemit shëndetësor në kolaps do të bien dhe sistemet e tjera në shtet.Këtë e paralajmëroi Kryeministri Bojko Borisov në takimin me kryetaren e Këshillit të Lartë të Avokatëve Ralica Negencova.Kjo ishte përgjigja e tij e kërkesës së avokatëve për rivendosjen e punës normale të gjyqësorit.

Policia regjistron ulje të krimeve

Aktualisht në Bullgari ka rreth 25 000 veta nën karantinë. Janë nisur 702 procese gjyqësore, ndërsa për shkak të shëtitjeve në park janë vendosur mbi 2780 gjoba. Vëzhgohet ulje e veprimtarisë kriminale, ndoshta për shkak të kontrollit policor në daljet e qyteteve dhe të lagjeve të mëdha. Postblloqet vështirësojnë lëvizjen e kriminelëve dhe me këtë drejtori i Policisë Shtetërore Hristo Terzijski shpjegoi këtë tendencë.

Zbuluan kontrabandë me maska

Në pikën kufitare “Kapitan Andreevoi” zbuluan kontrabandë me 148 mijë maska mbrojtëse në një kamionë që udhëtonte nga Turqia për në Sllovaki. Janë zbuluar gjithashtu produkte të padeklaruara të markave me famë botërore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë masa kundër shoferit, i cili është me shtetësi bullgare.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi i lajmeve i Radio Bullgarisë

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD