Katedralja e patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje është tempulli i pestë i krishterë për nga madhësia në Evropë. Ndërtimi i tij ka filluar më 19 shkurt 1882 në përvjetorin e katërt të çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke (sipas stilit të vjetër kalendarik). Tempulli është ndërtuar sipas stilit neobizantin. Për ndërtimin e tij janë përdorur mbi 30 lloje mermeri, ndërsa tërë brendësia e tempullit është me afreske.
Kambanareja me kryqin është pika më e lartë e tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”. Deri atje na çon një shkallë e ngushtë spirale me 220 këmbë.
Kambanareja është e lartë 50 metra. Atje ka 12 kambana të bëra në Moskë dhe të dhuruara në vitin 1911.
Që nga viti 1982 deri para pak kohe u binin kambanave Maria Zëbova (në fotografi) dhe ndihmësit e saj. Që të ketë melodi të bukur janë të domosdoshëm të pakën tre veta.
Nga 12 kambanat më e madhja është me peshë 10 tonë, ndërsa më e vogla është vetëm 7 kg. Pesha e tyre e përbashkët është 23 tonë. Kur të bien së bashku tingulli mund të dëgjohet shumë larg.
Sot Maria Zëbova, e cila i ka kapërcyer të nëntëdhjetat, i ka ngarkuar me këtë përgjegjësi të shenjtë ndihmësit e saj.
Sipas kërkesave kishtare kambanat bien në mënyrë festive dhe në mënyrë funerale. Tingëllimi festiv shpall fillimin e shërbimit fetar dhe i fton besimtarët në tempull. Tingëllimi funeral mund të dëgjohet të Premten e Madhe dhe në shërbimet funebre. Atëherë bien vetëm 9 kambanat më të mëdha në intervale të rregullta.
Për shkak të specifikës së vet tingulli i kambanave incizohet vështirë dhe në mënyrë të veçantë.
Për shkak të kubeve të praruara tempulli-monument quhet gjithashtu “zemra e artë e Sofjes”.
Dëgjoni se si tingëllojnë kambanat e simbolit shpirtëror të kryeqytetit bullgar – të katedrales “Shën Alksandër Nevski”!
Krishti u ringjall! Gëzuar Pashkët!
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..
Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit. "Këto lloj llullash gjenden shpesh në..
Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot,..