Presidentët e Bullgarisë dhe Serbisë Rumen Radev dhe Aleksandër Vuçiç diskutuan në bisedë telefonike masat e ndërmarra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Bullgari dhe Serbi, kështu edhe perspektivat për kapërcim sa më të shpejtë të krizës ekonomike dhe sociale. Rikuperimi relativisht më i shpejtë i dy ekonomive në sfondin e shteteve të tjera, do të jetë i rëndësishëm për evitimin e një vale eventuale të emigrantëve pas lehtësimit të kufizimeve për udhëtim, mendojnë presidentët.
Ata pohuan se edhe Bullgaria, edhe Serbia pasojnë dëme ekonomike për shkak të kufizimeve për eksport në Evropë dhe do të përdorin sa më efektivisht potencialin e “korridoreve të gjelbra” për transport të mallrave dhe pajisjeve.
Më vonë Radev shqyrtoi në telefon me Presidentin rumun Klaus Johanis bashkëpunimin mes Bullgarisë dhe Rumanisë në mirëmbajtën e “korridoreve të gjelbra”. Radev shtroi edhe çështjen për lejimin e eksportit të lëndëve të para nga Rumania për në Bullgari, të domosdoshme për prodhimin e foragjerëve.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..