Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij para Radio Bullgarisë

Le ta shpërndajë errësirën drita e Ringjalljes së Krishtit!

Mitropoliti Antonij
Foto: BGNES

Në këndimet ortodokse i quajnë Pashkët “festë të festave”, sepse inspirojnë shpresë për një jetë në përjetësi. Me ringjalljen e vet Biri i Zotit – Jisu Krishti lan mëkatet e njerëzimit, fiton vdekjen dhe e hap rrugën e shpëtimit. Vite me radhë i festonim Pashkët me një tryezë të pasur, me vezë të lyera, me kulaçe të shijshme, së bashku me të afërmit dhe miqtë tanë. Dhe sikur gjatë të gjitha këtyre përgatitjeve sakraliteti i festës mbetej disi në plan të dytë. Sikur kishim harruar se kuptimi i vërtetë i festës së Pashkëve ishte ringjallja shpirtërore, mundësia për t’u ringjallur, për të jetuar në paqe me ligjet e Universit. Mirëpo, ngjarjet e fundit rreth përhapjes së infeksionit të koronavirusit na bënë për të menduar se si jetojmë, si sillemi me njerëzit rreth nesh dhe ku është bota shpirtërore në jetën tonë të përditshme.  

“Zoti e ka krijuar botën në të cilën jetojmë me shumë urtësi – viri në dukje në një intervistë për Radio Bullgarinë Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij. – Atij i nënshtrohen si stuhitë dhe moti, ashtu dhe të gjitha dukuritë natyrore. Atij i është nënshtruar edhe ky virus. Sepse Zoti, siç është shkruar në Bibël, mund të bëjë vetëm me një fjalë atë që ne njerëzit nuk mund ta bëjmë gjatë të gjitha ditëve dhe viteve të ekzistencës sonë. Le të lutemi! Le të na japë Zoti bekimin e vet, që të mund ta përballojmë sa më shpejt këtë sfidë të madhe. Le t’i jemi besnikë atij! Në qoftë se Zoti nuk e ruan qytetin, atëherë roja do ta mbrojë kot, në qoftë se Zoti nuk e krijon shtëpinë, atëherë ndërtuesit do ta ndërtojnë kot. Le të besojmë më shumë, le të shpresojmë tek përkrahja e Zotit, le të dashurojmë Zotin, njerëzit pranë nesh dhe vetveten.”  

Foto: BTA

Në ditët para Ringjalljes së Krishtit Kisha Ortodokse u bën thirrje besimtarëve për përulje dhe shkëputje nga jeta mondane. Gjatë shërbesave fetare besimtarëve u kujtohet për sakrificën vullnetare të Shpëtimtarit dhe dashurinë e tij të madhe ndaj njerëzve. Kjo i ndihmon që të përballojnë më lehtë vështirësitë, pavarësisht se sa të mëdha janë ato. Prandaj muajin e kaluar shumë besimtarë e pranuan shumë mirë vetëizolimin e vendosur nga gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.  

Nuk ka asgjë të rastit – vuri në dukje Mitropoliti Antonij. – Nganjëherë ne e harrojmë Zotin dhe atëherë ai na rikujton për vetveten.Le ta shfrytëzojmë këtë kohë të bekuar – Javën e Madhe, në të cilën i përjetojmë të gjitha këto ditë të fundit të jetës së Shpëtimtarit tonë. Le ta vuajmë bashkë me të, të vuajmë me tërë zemrën tonë për ndarjen me të dhe të shpresojmë se drita e Ringjalljes së Krishtit do ta shpërndajë errësirën e mosbesimit, të dyshimit, të frikës dhe do të na mbushë me Besim, Shpresë dhe Dashuri!”

Në dallim të shumë vendeve të tjera ortodokse, të cilat mbyllën tempujt për shkak të pandemisë së koronavirusit kishat në Bullgari mbetën të hapura. Nga ana e vet Sinodi i Shenjtë u bëri thirrje besimtarëve për t’u mbetur në shtëpi dhe të respektojnë kërkesat për distancë dhe higjienë. Në mesazhin e vet Mitropoliti Antonij u bëri thirrje besimtarëve në peshkopatën e vet për t’u lutur edhe më shumë dhe të mos harrojnë se Zoti është i mëshirshëm, sidomos në momente të tilla. Ja bekimi i Mitropolitit me rastin e festave të Pashkëve:  

“Mesazhi im është: Gëzohuni! Lutuni vazhdimisht dhe jini mirënjohës, sepse gjithçka është nga Zoti dhe gjithçka është për Zotin!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD