Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 u bë motori i digjitalizimit të biznesit

Iravan Hira
Foto: BGNES

Drejtorët e mbi 25 kompanive shqyrtuan prioritetet e reja dhe këmbyen informacion aktual për krizën e koronavirusit, si dhe ide për daljen nga ajo. Kjo ndodhi në kuadrin e një debati të forumit bullgar të biznes liderëve. “Biznesi në kohën e Covid-19”. Pjesëmarrësit vunë në dukje se aktualisht teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë në vend të parë në zgjidhjen e krizës shëndetësore dhe ekonomike. Iravan Hira, zëvendëskryetar i Forumit, vuri në dukje se pandemia Covid-19 është bërë një motor kryesor i digjitalizimit të biznesit. “Tani zyrat tona janë në shtëpi, në etapën e ardhshme do të ketë automatizim dhe robotizim të shpejtuar dhe ndryshim të përfytyrimeve tona për profesionet”.

Sipas të dhënave të Eurostatit vetëm 0.3% e të punësuarve në Bullgari i kanë kryer detyrat e tyre të punës në distancë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD