Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një eurodeputet bullgar e akuzoi BE-në për hipokrizi

Angell Xhambazki
Foto: BGNES

Eurodeputeti bullgar Angell Xhambazki e akuzoi Bashkimin Evropian për hipokrizi për shkak të pakos “Mobilitet”. Në një sesion të Parlamentit Evropian për shqyrtimin e masave kundër Covid-19 ai deklaroi se qindra mijëra shoferë – bullgarë, polakë, rumunë dhe çekë, shpëtojnë jetën e njerëzve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë (Niderlandë). Tani ata janë mirëseardhur. Tani nuk i dëbojnë. Tani nuk ka pako “Mobilitet”. Tani ata punojnë nga 12 orë, flenë në kabina dhe nuk i dërgojnë në vendet e tyre të lindjes. Por pas krizës Brukseli do që 200 000 veta të mbeten pa punë. Xhambazki e akuzoi Komisionin Evropian se reaksioni i tij kundër koronavirusit është i vonuar dhe kjo ka çuar në marrjen e të gjitha këtyre masave kombëtare dhe mbylljen e kufijve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e qeverisë në Shkup

Bullgarët maqedonas kërkuan mbështetje nga Bullgaria

Bullgarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për mbështetjen e Bullgarisë, thanë përfaqësues të komunitetit bullgar nga Prilepi, Struga, Manastiri dhe Kavadarci. Ata u dëgjuan në Komisionin parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit,..

botuar më 24-09-19 9.30.PD

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD