Televizioni BBC 2 transmetoi filmin me seri “Pelegrinazhi: Rruga deri në Stamboll”. Një pjesë e madhe e filmit i është kushtuar shtegtarisë nga qyteti Samokov deri në Manastirin e Rillës. Një përshtypje shumë të madhe bëjnë kuadrot e shtegtarisë në Rrugën e Kajzerit nga shtëpia malore Meçit dhe maja me të njëjtin emër deri në manastir. Filmi tregon potencialin e natyrës së bukur bullgare dhe trashëgiminë tonë kulturore. Tri episodet në anglisht mund të shihen në sajtin e BBC 2. Në Bullgari ato mund të shihen në këtë link. Fjalëkalimi për akses të përkohshëm është: PilgrimageGuest.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..