Bashkimi Bullgar i Farmacistëve kërkoi nga Parlamenti Evropian të deklarojë se specialistët e mjekësisë në BE kanë të drejtën të informojnë për rreziqet potenciale në sistemet e shëndetësisë. Arsyeja për këtë është akuza e ngritur nga Prokuroria bullgare kundër kryetares së organizatës profesionale prof. Asena Stoimenova për shkak të mendimit të saj të eksperte të shprehur para mikrofonit të BNR-së.
Në letrën e dërguar PE-së është shkruar se pozita e profesoreshës Stoimenova është në përputhje me opinionet e Komisionit Evropian, Agjencisë Evropiane për Medikamentet dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Stoimenova është akuzuar për këtë se duke paralajmëruar për krizë eventuale me mungesën e furnizimeve për disa medikamente ajo ka provokuar shqetësime të paarsyetuara në shoqëri.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..