Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Çfarë parashikojnë masat e reja kufizuese?
Masat suplementare kundër epidemisë të vendosura nga ministri i shëndetësisë ndalojnë hyrjen dhe daljen nga territori i qytetit të Sofjes të të gjitha automobilave me përjashtim të:
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm:
- maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre;
- automjetet me regjim të posaçëm, duke përfshirë ato të Inspektoratit Regjional shëndetësor;
- automobila që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore;
- automjetet që lëvizen për meremetime të ngutshme ose për ndreqjen e avarive;
- automjete që transportojnë punonjës deri në vendin e punës, duke përfshirë edhe ato që udhëtojnë deri në objekte strategjike dhe kryejnë detyra me rëndësi për sigurinë kombëtare, kur kjo kërkon daljen ose hyrjen në kryeqytet.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..