Shumica e bullgarëve u nënshtrohen masave të shpallura kundërepidemike, ata që nuk i respektojnë janë shumë pak. Ende nuk e kemi arritur kulmin e përhapjes së infeksionit dhe prandaj nuk duhet të dobësohen masat. Gjatë dy javëve në vijim rastet e koronavirusit mund të dyfishohen. Këtë e parashikoi në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar drejtori i spitalit “Pirogov” në Sofje prof. Asen Balltov.
Gjatë festave një pjesë e qytetarëve u nisën për vendbanime të tjera dhe rezultatet do të ndihen pas rreth 10 ditësh, është i mendimit eksperti. Sipas tij kjo do të ndihet më tepër në qytetet e vogla, ku shërbimi mjekësor nuk është në nivelin e spitaleve në kryeqytet.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..