Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe Kryeministri përshëndetën bullgarët me rastin e Pashkëve

Presidenti Radev (majtas) dhe Kryeministri Borisov
Foto: BGNES

“Gëzuar Pashkët! Sot ne jemi thirrur për ta përballuar sfidën e vitit 2020, të kërkojmë rrugën më të drejtë dhe pajtimin për përballimin e pasojave afatgjata të krizës, jo duke provokuar ndjenjë faji, frikë dhe përçarje, por me përgjegjësinë e vetëdijshme dhe kujdesin për njerëzit pranë nesh, me përpjekje të bashkuara kundër rrezikut dhe me besim për të nesërmen. Le të jemi unikë jo vetëm në mbrojtjen e jetës së njerëzve, por edhe në mbrojtjen e dinjitetit dhe së ardhmes sonë” – bëri thirrje në Facebook Presidenti Rumen Radev.

Në përshëndetjen e vet ndaj bullgarëve përsëri në Facebook Kryeministri Bojko Borisov shkroi: “Tani është kohë për shpresë dhe besim të fortë” dhe bëri thirrje për unitet të popullit kundër pandemisë. Ai apeloi që bullgarët të bëjnë çmos, kështu qe pas vitesh të ndihen krenarë për vendimet e tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD