Lidhur me të kremtet të bukura të Pashkëve dhe kushtet e pazakonta, në të cilat po ndodhemi, Akademia Bullgare e Shkencave (BAN) ofroi akses të lirë në tri botimet jubilare që dolën në treg me rastin e 150-vjetorit të themelimit të saj.
Tri librat me fotografi të shumta “Ndërtesa e Akademisë Bullgare të Shkencave – simboli i dijes dhe botës shpirtërore”, “Bamirësia dhe dhuruesit e Akademisë së Shkencave 1869-2019” dhe “Historia e shkurtër e Akademisë Bullagre të Shkencave” janë lexime interesante për ditët që i kalojmë në shtëpi. BAN është institucioni i parë i Shtetit të Tretë Bullgar (1878 - ) dhe është krijuar akoma para rivendosjes së shtetit tonë.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..