Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar krijoi aplikacion që na paralajmëron kur komunikojmë me ndonjë të infektuar me koronavirus

Foto: novid20.org

Një aplikacion mobil i cili mund të kufizojë mundësitë për infektim me koronavirus është krijuar nga ekipi i bullgarit Mihaill Kovaçev, i cili jeton dhe punon në Austri. I frymëzuar nga aplikacionet analogjike aziatike, ai ka vendosur të krijojë një të tillë, të përshtatshëm për kërkesat evropiane. Në intervistë për Radio Bullgarinë Mihaill Koveaçevi shpjegoi mënyrën, në të cilën punon aplikacioni i ri:

I bazuar në Bluetooth , GPS dhe teknologji të tjera, ai tregon distancën në të cilën unë ndodhem nga ju” – tregoi Kovaçevi. “Për shembull, po të flasim dhe distanca mes nesh është 2 metra, celularët e tregojnë këtë dhe regjistrojnë për sa kohë jemi në kontakt. Duke përdorur pastaj këto të dhëna mund të llogaritet sa e madhe është mundësia t’ju infektoj. Në se në ditën tjetër kuptoj se jam i sëmurë, ky informacion dërgohet në celularin tuaj. Natyrisht të gjitha të dhënat janë anonime dhe askush nuk mund të identifikojë personalitetin e të infektuarit real – kush jam, ku jam lëvizur e kështu me radhë. Të gjitha të dhënat mbeten në celilarin tim dhe mund t’i ndaj me celularët e tjerë kur kuptoj se jam i infektuar”.

Aplikacioni është miratuar nga autoritetet në Gjeorgji dhe tashmë përdoret aty. Në bazë të simptomave të regjistruara përdoruesi automatikishtmerr mesazh nga qeveria me kërkesë të pohojë se është i sëmurë.

Krijuesit mendojnë dhe për ata përdorues, të cilët nuk kanë celularë të mençur:

„Tashmë kemi varëse çelësash me kartela me çip, të cilat mund të përdorin aplikacionin dhe pa telefon të mençur – shpjegoi Kovaçevi. Në fillim ato duhet të skanohen me celular, por pastaj punojnë vetë dhe mbledhin informacionet në të njëjtën mënyrë, në të cilën e bëjnë celularët”.

„NOVID 20“ nuk është aplikacioni i parë i krijuar nga bashkatdhetari ynë. Në moshë vetëm 18-vjeçare Mihaili krijoi një rrjet social posaçërisht për universitete. Për ta realizuar atë bullgari arriti të tërheqë investitorë dhe të sigurojë financimin e domosdoshëm.

„Nëpërmjet rrjetit social universitetet u japin mundësi studentëve të njihen më mirë. Ata komunikojnë në bazë të interesave të tyre, ofrojnë informacione për veten e tyre dhe në këtë mënyrë lehtë gjejnë grupin dhe shoqërinë më të përshtatshëm – diçka që lehtëson adaptimin. Kur studentët mbërrijnë në universitet ata tashmë kanë shokë virtual dhe kanë krijuar miqësi”.

Tani Mihaill Kovaçev shpreson se përpunimi i tij i ri do të miratohet nga qeveria bullgare dhe do të plotësojë të krijuarën deri tani nga një ekip tjetër – një aplikacion për të cilin Shtabi operativ për kundërvënie të koronavirusit njoftoi së fundmi. Mihail ende pres përgjigje nga organet kompetente bullgare.

Planet e bashkatdhetarit tonë për festat që po vijnë janë lidhur kryesisht me punën e tij, por me siguri do të kalojë mjaftë kohë dhe me familjen e tij. Urimi i tij për të gjithë bullgarët tek ne dhe kudo që të jenë në botë, është të jenë të shëndetshëm në këtë periudhë të vështirë që po e përjetojmë. Përmes Radio Bullgarisë ai falënderon Bullgarinë dhe të gjithë bullgarët për mënyrën, në të cilën arrijnë ta përballojnë krizën deri tani.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD