Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8 instrumente financiare do të përkrahin biznesin dhe qytetarët në Bullgari

Foto: BTA

Nëpërmjet 8 instrumenteve të ndryshme financiare me resurs publik prej rreth 4.5 mlrd levash (2.3 mlrd euro) shteti do të përkrahë biznesin e vogël dhe të mesëm, personat që i paguajnë vetë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ata që janë me leje pa pagesë për shkak të pandemisë së Covid-19. Këtë e deklaroi në një briefing të posaçëm Ministri i Financave Vlladisllav Goranov në prani të Kryeministrit Bojko Borisov.

Masa e parë parashikon livrimin e kredive pa interes në përkrahje të njerëzve që nuk kanë mundësi për të punuar në kushtet e epidemisë. Ajo starton nëpërmjet Bankës shtetërore bullgare për Zhvillim dhe do të administrohet nga 12 banka tregtare me degë në tërë vendin. Theksi i saj është tek personat fizikë dhe ata që vetësigurohen, të cilët mund të marrin 4500 leva (2300 euro). Huamarrësit duhet të fillojnë ta paguajnë borxhin në kuadrin e 24 orëve dhe ta shlyejnë përfundimisht deri në 5 vjet. Personat fizikë që aplikojnë për këtë masë duhet të kenë të paktën 5 dite pune gjatë muajit mars, në qoftë se ky është muaji, në të cilin punonjësi ka dalë me leje pa pagesë.

Instrumenti i dytë ka të bëjë me livrimin e kredive pa garanci deri në 300 000 leva (153 000 euro) në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto kredi gjithashtu do të administrohen nga Banka bullgare për Zhvillim nëpërmjet bankave tregtare. Portofoli i pritur i kredive përmes këtij instrumenti mund të arrijë 2 mlrd leva (rreth 1 mlrd euro). Ndër kriteret për dhënien e këtyre kredive do të jenë ulja e xhiros tregtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, furnizime të papaguara dhe të ndërprera që nga fillimi i marsit të vitit 2020.

Afati i aplikimit edhe për dy instrumentet është deri në fund të 2020-ës.

Ndër masat e parashikuara ka një instrument për investimet e kapitalit. Ai ka qëllim të përkrahë kompanitë me potencial për të përkrahur dhe rimëkëmbur ekonominë pas krizës, sidomos në sferën e inovacioneve dhe digjitalizimit. Këto janë rreth 400 firma, kryesisht ndërmarrje inovative, të cilat po e startojnë tani veprimtarinë e vet.

Fondet për zhvillimin urban janë një instrument tjetër, i cili përbën interes në periudhën e krizës. Me to mund të ndihmohen veprimtari, të cilat financohen vështirë nëpërmjet veprimtarisë së zakonshme bankare. Përfituesit mund të jenë bashki, partneritete publiko-private dhe ndërmarrje në fushën e turizmit dhe të transportit, të cilët janë prekur drejtpërsëdrejti nga situata e koronavirusit.

Ministri Goranov shprehu shpresë se mjetet e livruara do të zbutin pasojat negative të krizës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD