Për 10 vjet rrjeti i autostradave në Bullgari pothuaj është dyfishuar. Gjatësia e autostradave nga 418 kilometra gjatë vitit 2007 në vitin 2018 është bërë 757 km. Ky është rezultati i ndihmës së madhe të Bashkimit Evropian, thuhet në raportin e Gjykatës së Lartë të Auditorëve.
Deri në vitin 2013 BE-ja ka bashkëfinancuar 85% prej ndërtimit të autostradave me gjatësi 264 km., të cilat janë pjesë e rrjetit kryesor evropian në Bullgari – këtu hyjnë autostradat nga Sofja deri në qytetin bregdetar Burgas dhe deri në kufirin tonë me Turqinë.
Është shkruar gjithashtu se pas përfundimit të autostradës “Trakia” udhëtimi nga kryeqyteti deri në bregdet është shkurtuar 90 minuta, kurse shpejtësia e mesme është rritur nga 68 km. në orë deri më 105 km. në orë.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..