Ministri i mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov propozoi nismën “Vera bullgare 2020” në përkrahje të dy sektorëve me rëndësi për ekonominë bullgare – bujqësia dhe turizmi.
Në propozimin e publikuar në sajtin e Ministrisë së Mbrojtjes u bëhet thirrje bullgarëve të përdorin mundësitë për turizëm në Bullgari, kurse thirrja ndaj hotelierëve dhe ofruesve të shërbimeve turistike është të propozojnë kushte sa më të mira përmes pakove të posaçme turistike “nga bullgarët për bullgarët”.
Bullgarëve u bëhet thirrje të parapëlqejnë mishin, bulmetrat, verërat, frutat dhe perimet e prodhuara në Bullgari.
Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..
Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në..
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga peshkopët e Kishës Ortodokse Bullgare. Pas një sëmundjeje të shkurtër, Hirësia e Tij Amvrosij u..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë..