Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Kulturës Boill Banov paraqiti para UNESKO-s masat në përkrahje të kulturës bullgare

Ministri i Kulturës Boill Banov
Foto: BGNES

Ministri i Kulturës Boill Banov mori pjesë në një takim video konferencash mes ministrave të kulturës të vendeve anëtare të UNESKO-s, ku u shqyrtua vizioni i shteteve të ndryshme për zhvillimin e sektorit në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Banov vuri në dukje se kultura është ndër prioritetet e politikës kombëtare dhe prezantoi masat e ndërmarra nga qeveria bullgare në këtë sektor. Ndër to janë sigurimi i financimit të instituteve kulturore shtetërore për kohën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe deri në gjashtë muaj për përfundimit të saj, tri paga minimale bashkë me kontributet e sigurimeve shoqërore për artistët që vetësigurohen, mundësi për kreditimin pa interes të projekteve të ndryshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD