Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime më të ulëta të gazit natyror nga muaji maj

Foto: bulgargaz.bg

Që nga muaji maj çmimi i gazit mund të ulet mbi 7%. Shkaku është ulja drastike e çmimit të naftës këto ditët e fundit dhe derivatet e saj në tregjet botërore. Llogaritjet e reja do të paraqiten më 1 maj, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz” Nikollaj Pavllov. Së shpejti do të bëhet e qartë nëse dhe sa do të ulen çmimet e ngrohjes qendrore dhe të ujit të ngrohtë, si rezultat i uljes së çmimeve të gazit natyror.

Sipas marrëveshjes së lidhur para pak kohe midis “Bulgargaz” dhe furnizuesit rus “Gazpromeksport” çmimi i gazit natyror llogaritet çdo muaj sipas një formule të posaçme, që përfshin çmimet e gazit dhe të naftës të disa qendrave evropiane të gazit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende nga veriperëndimi në juglindje do të bjerë shi, me reshje..

botuar më 25-09-16 7.40.MD

Me koncesione do të modernizojmë infrastrukturën në Bullgari

Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..

botuar më 25-09-16 6.09.MD
Metodi Metodiev

Priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi Metodiev. Ai mori pjesë në një mbledhje të komisionit parlamentar të buxhetit, ku u miratua ratifikimi i..

botuar më 25-09-16 3.43.MD