Shtetet po ndodhen në etapa të ndryshme të krizës – disa janë më të prekur nga të tjerët . Me rëndësi të madhe është që lehtësimi hap pas hapi i masave parandaluese të jetë në bazë të të dhënave shkencore – kështu do të evitojmë efektin e kundërt, mendon diplomatja e parë bullgare Ekaterina Zaharieva.
“Kjo është një krizë asimetrike. Ajo prek jo vetëm shëndetin. Shpresoj se dalja nga kriza do të jetë më e bashkërenduar”, tha ajo. Çdo shtet përpiqet të shpëtojë turizmin e vet, por për fat të keq nuk do të kthehemi tek jeta normale gjatë verës. Thirrja është që të mbetemi në Bullgari.
Udhëtimet e studentëve në SHBA për punë gjatë verës gjithashtu janë shtyrë dhe do të fillojnë pas 12 maji. Tani për tani nuk lëshohen viza, shtoi Ministrja e punëve të jashtme.
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..