Dy turne ndërkombëtare të gjimnastikës ritmike në Bullgari të planifikuar gjatë verës janë shtyrë për vitin 2021 për shkak të krizës me COVID-19, njoftoi Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike.
Gara “Diamantët e Sofjes” duhej zhvilluar gjatë qershorit, por organizatorët nga klubi i gjimnastikës ritmike Sofja Sport 2017 morën vendim për shtyrjen e saj. Nuk do të zhvillohet dhe turneu “Magik Cup” i organizuar nga klubi i Sofjes “TEA DANCE”.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222..