Koronavirusi ka ndryshuar rregullat në biznesin turistik, por Ministria bullgare e Turizmit nuk ka reaguar në kohën e duhur me masa adekuate. Këtë e deklaroi në intervistë për Radio Varna Ilin Dimitrov, kryetari i Dhomës Turistike të Varnës.
Sipas tij për të dalë nga kriza Bullgaria mund të përdorë mesazhet pozitive si ky se shteti ynë është prekur më lehtë nga koronavirusi në krahasim me shtetet e tjera evropiane.
Sipas Dimitrovit situata e re është edhe një mundësi për Bullgarinë të ndryshojë fokusin e produktit të vet turistik duke u orientuar ndaj turistëve më të pasur dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Duhet të reklamohemi më shumë si destinacion për turizëm rekreativ dhe balnear.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..