Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë bullgarë jashtë shtetit dëshirojnë të kthehen në Bullgari

Foto: BGNES

Ende ka bullgarë, të cilët dëshirojnë të kthehen në vend. Shumica prej tyre jetojnë jashtë vendit, por për shkak të krizës kanë humbur punën e vet dhe dëshirojnë të kthehen, sepse në Bullgari ndihen më të sigurt, tha Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në intervistë para BNT-së.

“Ne vazhdimisht ndihmojmë bullgarët jashtë vendit dhë organizojmë “korridore të gjelbra” për kthimin e tyre”, tha Zaharieva. Por ajo përsëri u bëri thirrje bullgarëve të mos udhëtojnë apo të udhëtojnë vetëm atëherë, kur nuk kanë alternativë tjetër. Bëhet fjalë sidomos për punëtorët sezonalë, të cilët dëshirojnë të punojnë jashtë vendit në momentin kur në Bullgari ka mjaftë punë sezonale për ta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mban një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD