Pasi inspektoi “Parkun Jugor” në Sofje, i cili që nga sot është i hapur për vizita për prindërit me fëmijët e tyre, gratë me barrë dhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë sport individualisht, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në 10 parqet e mëdha në kryeqytet, të cilat u hapën sot.
Në qoftë se gjatë disa ditëve në vazhdim vizitat në parqe mbahen sipas rregullave të shpallura nga autoritetet, atëherë mund të mendojmë edhe për hapjen e malit Vitosha afër kryeqytetit, tha gjithashtu Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se sipas ekspertëve ende nuk ka arsye për dobësimin e masave kundërepidemike.
Në hyrjet, daljet dhe vendet kyçe në parkun e inspektuar ka nëpunës të Policisë Bashkiake, të cilët përgjigjen për respektimin e rendit publik.Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..