Në brifingun e rregullt mëngjesor më 28 prill kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski njoftoi, se brenda 24 orëve të fundit në Bullgari u zbuluan 39 raste të reja të Covid-19. Prej tyre 14 u hospitalizuan. Në krahinat rastet e reja ndahen si më poshtë: Sofja -11, Vidin – 11, Pllovdiv – 4, Kjustendill – 4, Sliven – 2, Pazarxhik – 2, Pleven, Bllagoevgrad, Gabrovo, Haskovo, Jamboll – nga 1. Brenda 24 orëve të fundit ka tri nëpunës shëndetësor të infektuar me virusin.
1387 janë rastet e vendosura të koronavirusit në Bullgari. Prej tyre rastet aktive janë 1107. Sipas numrit të të infektuarve Sofja është në vendin e parë me 651 raste. Të shëruarit nga virusi janë 222, ndërsa viktimat – 58.
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..