Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtyhet festivali më i madh folklorik bullgar në Koprivshtica

Foto: BGNES-arkiv

Tubimi kombëtar i artit popullor në Koprivshtica shtyhet për datat 6-8 gusht 2021. Kjo bëhet për shkak të sigurisë së pjesëmarrësve në kohën e krizës së shkaktuar nga Covid-19. Tubimi tradicional, në të cilin prezantohet folklori bullgar nga e gjithë vendi zhvillohet një herë në 5 vjet.

Në festivalin e fundit morën pjesë 12 mijë këngëtarë, kërcimtarë dhe rrëfyes të legjendave popullore. Në livadhet në vendin Vojvodenec mblidhen dhe shumë adhurues të folklorit tonë nga jashtë. Që nga viti 2016 ngjarja është përfshirë në listën e trashëgimisë jomateriale kulturore të botës të UNESKO-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kamelija Nejkova

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave premtuan zgjedhje të ndershme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..

botuar më 24-09-16 6.06.MD
Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Rumen Radev shpjegoi mungesën e flamurit maqedonas në takimin e tij me presidenten e Maqedonisë së Veriut

Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...

botuar më 24-09-16 2.19.MD

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Dita e parë e shkollës është një datë e rëndësishme

Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..

botuar më 24-09-16 12.23.MD