Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Zagorov: Punojmë në kushtet e rrezikut të panjohur

Sindikatat theksojnë mbi mbrojtjen e shëndetit në kushtet e pandemisë dhe nderojnë ata që kanë humbur jetën e tyre për shkak të Covid-19

Në ditën ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës presidenti i Konfederatës së Punës Dimitër Manollov (djathtas) dhe presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimirov (majtas) vendosën kurora para monumentit të viktimave të aksidenteve në punë para selisë së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. ​
Foto: BTA

Në ditën ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, 28 prill, Konfederata Ndërkombëtare e Bashkimeve Profesionale bëri thirrje për njohjen e Covid-19 si sëmundje profesionale. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje më të madhe në vendin e punës dhe të garantohen kompensimet dhe ndihma mjekësore për secilin punëtor të infektuar.

„Pavarësisht se ka shumë paqartësi rreth virusit, faktet tregojnë se shumica e njerëzve janë infektuar në vendet e punës – tha zonja Sharan Burrow, sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Ndërkombëtare te Bashkimeve Profesionale – Domethënë përfshirja e Covid-19 në listën e sëmundjeve profesionale është me rëndësi vendimtare për kufizimin e përhapjes së virusit. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme tani, kur shtetet fillojnë të lehtësojnë kufizimet në sektorët ekonomikë dhe hapësirat publike”.

Përpjekjet për kundërvënien e pandemisë janë në fokusin e sindikatave bullgare, të cilat janë gati të zhvillojnë dialog konstruktivdhe të bashkëpunojnë.

„Punëdhënësit përgjigjen për të gjitha gjërat e lidhura me sigurinë dhe shëndetin në punë, ata përgjigjen për secilin punëtor dhe për të gjithë kolektivin – nënvizoi para Radio Bullgarisë keretari i Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Aleksandër Zagorov. Diçka tjetër që duhet ta dimë është se masat kolektive të sigurisë duhet të jenë me prioritet, sepse mund të mbrojnë shëndetin e grupeve më të mëdha njerëzish. Por kur nuk ka masa të parashikuara kolektive, atëherë në fuqi janë masat individuale të mbrojtjes. Deri tani rreziqet biologjike dhe rreziku prej infektimit nuk kanë qenë në fokusin e vëmendjes në vendin e punës. Ata ishin objekt i shëndetësisë publike. Deri tani sistemi i shëndetësisë gjithmonë ka kujdesur për të sëmurët dhe prandaj mendonim se edhe këtë herë do të përballonim situatën në të njëjtën mënyrë.Por situata gjatë ditëve të fundit tregoi diçka tjetër. Dy vatrat e sëmundjes – në një ndërmarrje në qytetin Pleven (Bullgari Veriore) dhe në Termocentralin “Bobov Doll” tregoi se jemi krejtësisht të papërgatitur. Dukej se punëdhënësit kanë marrë mjaftë masa preventive, por pavarësisht nga kjo sëmundja u përhap ndër punonjësit”.

Prandaj klasifikimi i Covid-19 si sëmundje profesionale do të çojë në forcimin e masave të ruajtjes së shëndetit publik, të cilat do të hartohen gjatë muajve dhe vjetëve të ardhshme. Sindikatat bënë thirrje që siguria në vendin e punës të marrë nga Organizata e Ndërkombëtare e Punës status të së drejtës kryesore. Kjo masë do të garantonte mbrojtjen e të punësuarve nga aksidentet fatale dhe sëmundjet profesionale në të njëjtën mënyrë, në të cilën janë garantuar e liria e shoqërimit, marrëveshjet kolektive të punës, mbrojtja nga diskriminimi dhe nga puna e fëmijëve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Libër për origjinën e harruar bullgare të bashkatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe Kosova

Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen..

botuar më 25-04-26 10.30.PD
Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD