Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 17 qershor presim turistët e parë të huaj në bregdetin tonë jugor

Pamje nga Sllënçev Brjag
Foto: Daniella Kostadinova

Më 17 qershor presim turistët e parë të huaj në bregdetin tonë jugor. Ata do të mbërrijnë me fluturime çartër nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Kjo do të ndodhë në qoftë se gjendja e jashtëzakonshme në vend nuk zgjatet.

Më 23 qershor vendpushimi “Sllënçev Brjag” do të presë grupet e para turistike çeke, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Burgas Daniella Kostadinova.

Ka të ngjarë që të mos ketë turistë izraelitë këtë verë. Në Izrael janë anuluar të gjitha fluturimet çartër deri në muajin qershor, përfshi këtu dhe ato deri në Bullgari, tha konsulli i nderit i Izraelit në Burgas Orlin Mandov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD