Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit në brifingun mëngjesor më 29 prill njoftoi, se brenda 24 orëve të fundit në Bullgari u regjistruan 50 raste të reja të Covid-19. Prej tyre 20 u vendosën në spital. Në Sofje u zbuluan 13 raste të reja, ndërsa në qytetin Pllovdiv – 11 të përqendruara në dy familje. Rajonet aktive ku u zbuluan rastet janë 11. Kështu të infektuarit me koronavirus në Bullgari u bënë 1437, prej të cilëve 1134 janë aktiv. Ndër personelin mjekësor u zbuluan 5 raste të reja dhe kështu të infektuarit bëhen 155. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve u bë 61.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..