Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turoperatorët konstatojnë interes të rritur ndaj Bullgarisë megjithë pandeminë

Foto: Pixabay

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova pret që stina verore turistike në Bullgari të fillojë më 1 korrik. Këtë e parashikon skenari optimist për sektorin, duke pasur parasysh pandeminë e Covid-19.

Ku dhe si mund të pushojmë këtë verë? Të gjithë interesohemi për përgjigjen – turistët potencialë, të punësuarit në sektor, të cilët shpresojnë të ruajnë punën e vet, dhe shteti, në të cilin turizmi formon 12% prej PBB-së.

Kryetari i shoqërisë “Turizmi” Vencillav Krëstev vuri në dukje se prognoza për fillimin e stinës është “diçka e arritshme dhe realiste”, në qoftë se situata vazhdon të zhvillohet si deri tani.

Organizata ngul këmbë që Shtabi Operativ të përgatisë rregulla të qarta, të cilat të respektohen strikt nga pronarët e hoteleve, që t’u përgjigjen objektet e tyre masave kundërepidemike.

Çështjen për përqindjen e hoteleve, të cilat janë të gatshme të mirëpresin vizituesit e tyre gjatë stinës verore Krëstevi e komentoi kështu:

“Është vështirë të flasim, sepse shumë prej hotelierëve e kanë çliruar nga puna personelin e vet. Shtabi duhet të thotë se ku dhe simund të ndodhë kjo. Disa prej hoteleve dhe vendpushimeve të mëdha, të cilat kanë një hyrje dhe një dalje të veçantë, domethënë hotelet ku aksesi i klientëve është i kontrolluar, mund të përfshihen më herët. Në hotelet e vogla kjo është më e vështirë dhe nuk e di se si mund të ndodhë. Prandaj kemi kërkuar një protokoll të posaçëm nga Shtabi Operativ.”

Që të përgatiten rregullat duhet të merren rezultatet e analizës së udhëtimeve gjatë Festave të Pashkëve dhe të ndikimit të tyre mbi përhapjen e sëmundjes në vend. Megjithë pikëpyetjet e shumta rreth “Verës 2020”, jo pak turistë të huaj kanë shfaqur interes për të pushuar në Bullgari, thotë Vencisllav Krëstev në një intervistë për BNR – Radio Plovdiv.

Për hir të së vërtetës ka interes të madh. Gjatë disa ditëve të fundit ai po forcohet nga vende, të cilat gjenden më afër nesh – Rumania, Ukraina, Moldavia, Serbia, Maqedonia e Veriut. Ka interes edhe nga ana e Rusisë dhe Kazakistanit. Këtu eventualisht duhet të marrë pjesë edhe shteti, që të ndihmojë në ndonjë mënyrë transportimin e tyre deri në Bullgari, nëpërmjet subvencionimit të fluturimeve çartër etj. Çekët gjithashtu kishin shfaqur interes për krijimin sipas fjalëve të tyre të “korridoreve të ngrohta” mes Bullgarisë, Greqisë dhe Bullgarisë, sepse të paktën deri tani problemi i krizës së infeksionit te ne kontrollohet me sukses.”

Çfarë do të ndodhë deri në korrik dhe pas kësaj pritet të kuptojmë, por në qoftë se kemi mundësi të pushojmë, le të mbetemi në Bullgari. Vendi ynë disponon destinacione të jashtëzakonshme.

Përpiloi: Joan Kolev (sipas intervistës së Antonia Popovës nga Radio Plovdivi)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD