Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 55-të

Foto: Pixabay

Të konfirmuarit me Covid-19 janë 1555

Shtabi operativ kombëtar njoftoi në orën 17.00 se më 1 maj janë konfirmuar akoma 14 raste të reja të koronavirusit – 8 në qytetin Vidin,  nga një në Plovdiv, Jamboll dhe Sliven dhe 3 në Sofje. Kështu rastet e të sëmurëve në vend bëhen 1555. Të hospitalizuarit janë 317, 43 prej tyre ndodhe në reparte dhe klinika të mjekimit intensiv. 776 janë burrat me koronavirus, gratë janë 779. Nëpunësit mjekësorë të infektuar janë 170. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona me diagnozë Covid-19 dhe kështu numri i përbashkët i viktimave të sëmundjes janë 68.

Mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme në ambientet e hapura

Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shfuqizoi urdhëresën për mbajtje të detyrueshme të maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse në hapësira të hapura publike. Sidoqoftë, mbetet detyrimi i qytetarëve në ambiente të tilla (parqe, rruga, stacione autobusësh etj.) të respektojnë kërkesën për distancë fizike dhe të gjitha kërkesat e tjera kundër epidemisë. Në se komunikojnë me persona të tjerë duhet të mbajnë maska apo ndonjë mjet tjetër që mbulon hundën dhe gojën.  

Hiqet ndalesa për shëtitje në parqe dhe male

Me urdhëresë të lëshuar më 1 maj Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev detyroi kryetarët e bashkive dhe prefektët të organizojnë vizitat e qytetarëve në të gjitha parqet kombëtare, male, pyje dhe të gjitha objektet natyrore, por pa përdorimin e transportit urban, teleferikëve apo shtëpive turistike malore. Bashkia e Kryeqytetit shpalli se që nga 3 maji mali Vitosha do të jetë i hapur për shëtitje dhe turizëm.

Më shumë konsultime të psikologëve nëpërmjet telefonit

Para Radios Kombëtare Bullgare Danço Dillkov, shefi i Klinikës së Psikiatrisë dhe Psikologjisë Ushtarake pranë Akademisë Ushtarake dhe Mjekësore, shpalli se ekipi i klinikës për konsultime telefonike të lidhura me koronavirusin bëhet më i madh. Për pacientët me diagnozë koronavirus do të ketë dhe shërbime video. Sipas Danço Dillkovit epidemia është një shembull për krizë në shoqëritë, e cila madje mund të krahasohet me fatkeqësi natyrore.

Bashkimi i mjekëve kërkoi lehtësimin e masave kundër Covid-19

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për liberalizimin gradual të masave kundër epidemisë dhe për kthimin e shoqërisë ndaj mënyrës së zakonshme të jetës dhe të punës. Organizata e mjekëve argumentohet me përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me sëmundje të ndryshme shoqëruese, me keqësimin e situatës ekonomike, e cila çon në forcimin e ankthit të popullsisë dhe në tendenca tepër negative në gjendjen psikike të njerëzve.

Për herë të parë shënojmë 1 majin në shtëpi

Për herë të parë në historinë e ditës së solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, 1 maj, në të gjithë botën njerëzit mbeten në shtëpitë e tyre. Në Bullgari 1 maji është festë zyrtare dhe në të nuk punohet. Zakonisht në këtë ditë në shumë vende në Bullgari zhvillohen nisma të ndryshme të së majtës. Sivjet udhëheqësit e Partisë Socialiste Bullgare bënë thirrje që njerëzit të mbeten në shtëpi, kurse në vend të iniciativave të zakonshme organizuan një fushatë në internet  me moto “Puna dhe të ardhurat”.

Në Ditën e Solidaritetit të Punëtorëve theksi është mbi papunësinë dhe të ardhurat

Në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19, problemet e mëdha para Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa” janë papunësia dhe ruajtja e vendeve të punës në sfondin e rritjes së çmimeve, pohojnë përfaqësuesit e dy organizatave sindikale. Më 1 Maj Konfederata Kombëtare e Sindikatave të Pavarura filloi nismën bamirëse me moto “Nuk je vetëm” në përkrahje të punëtorëve të infektuar me Covid-19.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD