Mjeku i dytë i vdekur nga koronavirusi në Bullgari është grua, e cila ka punuar në Urgjencë dhe ishte ndër të parët që u infektuan me Covid-19 tek ne. Këtë e tha udhëheqësi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski. Pas dy testeve negative mjekja u kthye për të vazhduar mjekimin nën karantinë në shtëpi. Më 2 maj gjendja e saj shëndetësore u keqësua dhe ajo u pranua në repartin e urgjencës të Spitalit Aleksandrovska në Sofje. Megjithë përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar jetën pacientja vdiq.
Ky rast sjell shqetësim sepse para keqësimit të gjendjes shëndetësore pacientja kishte dy teste negative. Kjo e vë nën pikëpyetje imunitetin e fituar pasi njeriu kalon sëmundjen. Paqartësitë vazhdojnë të jenë më shumë se sa ajo që tashmë dihet për virusin, theksoi profesor Mutafçijski.
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..
Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës dhe të konsiderueshme. Kryesisht në kodrinat Predballkan dhe masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 16°,..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së. "Përfshirja e..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..