Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 58-të

Foto: Pixabay

Më 13 maj hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Bullgari

Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të zgjatet. Gradualisht do të rivendoset jeta sociale dhe ekonomike. Me dy muaj zgjatet afati, në të cilin do të jenë në fuqi të gjitha masat për mbështetje të ekonomisë. Disa masa sociale do të jenë në fuqi deri në shtator, të tjera – deri në fund të vitit. Kjo do të bëhet me anë të miratimit në Kuvendin Popullor të një ligji të posaçëm, njoftoi ministri i financave Vlladisllav Goranov. Me amendamente në Ligjin për Shëndetësinë ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev do të shpallë situatë të jashtëzakonshme të epidemisë dhe do të përcaktojë rregulla të posaçme për të, deklaroi vetë Ministri Ananiev. Aktet administrative të ministrit të shëndetësisë mund të apelohen në dy instanca gjyqësore. Pas datës 13 maj sistemi i drejtësisë do të rifillojë punën e vet të zakonshme. Mbetet vetëm ndalimi i sekuestrimeve të pasurive, shpjegoi ministri i drejtësisë Danaill Kirillov. Nuk do të ketë provime shtetërore (“vlerësim të jashtëm shtetëror”) për nxënësit e klasave të 4-të dhe të 10-të, informuan nga qeveria.

 20 janë rastet e reja të koronavirusit

1652 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 në Bullgari, shpallën nga Shtabi Operativ Kombëtar për koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit ka 20 raste të reja, 16 prej të cilave janë hospitalizuar. Një fëmijë 9-vjeçar nga qyteti Pleven (Bullgari Veriore) është ndër të infektuarit. 17 janë të konfirmuarit gjatë ditës së sotme në rajonin e qytetit Vidin (Bullgari Veriperëndimore), 15 prej tyre janë nga Shtëpia e të Moshuarve në qytetin Kulla. 177 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga koronavirusi deri tani. Për shkak të përdorimit jo të drejtë të mjeteve të mbrojtjes personale janë infektuar 8 nëpunës të repartit të sëmundjeve ngjitëse në qytetin Slliven. Personat e vdekur me diagnozë Covid-19 deri tani në Bullgari janë 78 veta, viktimat gjatë 24 orëve të fundit janë 4 dhe mosha e tyre është mes 55 dhe 82 vjeç. Të gjithë ato kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese.

Shtabi për Covid-19 do të japë konferenca për shtyp një herë në javë

Pas datës 7 maj çdo të enjte Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të japë konferenca për shtyp një herë në javë. Informacioni i përditshëm aktual për vendin dhe për botën do të prezantohet çdo mëngjes në formën e mesazheve për shtyp nga sekretari i Shtabit Operativ prof. asoc. Dimo Dimos. Vendimi u miratua bashkërisht nga Kryeministri Bojko Borisov dhe Shtabi Operativ Kombëtar. Mediat do të mund të marrin përgjigje të pyetjeve të drejtuara Shtabit në kohë reale, personalisht nga shefi dhe anëtarët e Shtabit.

Grigor Dimitrov është një nga fytyrat e fushatës së KE-së për grumbullim mjetesh

Komisionerja evropiane Maria Gabriel njoftoi se tenisti më i fortë bullgar në histori Grigor Dimitrov është një nga fytyrat e fushatës së Komisionit Evropiane (KE) për grumbullim mjetesh për mjekimin dhe krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Në një video-fjalim të publikuar në kanalin e KE-së në YouTube Dimitrov u bëri thirrje shkencëtarëve më të mirë dhe sipërmarrësve për të ndihmuar në diagnostikimin, krijimin e vaksinës dhe gjetjen e mjekimit të virusit. Ju rikujtojmë se që në fillim të krizës tenisti i dhuroi aparate për frymëmarrje spitalit në qytetin e tij të lindjes Haskovo.

61% e firmave shpresojnë se do të mbijetojnë pas krizës

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë bëri të ditur se sipas një studimi të zhvilluar ndër 200 kompani, organizata profesionale dhe dhoma regjionale 40% e të anketuarve deklarojnë se ka nevojë për masa suplementare në përkrahje të biznesit. Rreth 25 % mendojnë se masat janë të balancuara në sfondin e mundësive të buxhetit dhe të ekonomisë së vendit. Rreth 20% janë të mendimit se masat janë të tepruara dhe se harxhohen kot mjete pa pasur efekt real mbi ekonomi. Pyetjes për prognozat e firmave për biznesin e tyre 61% mendojnë se do të mbijetojnë, por nuk do të arrijnë nivelet para pandemisë. 14% besojnë se do t’i arrijnë këto nivele. Vetëm 4% kanë pohuar se kriza krijon mundësi të reja në treg dhe parashikojnë rezultate më të mira sesa para saj.

Kërkimi i personelit do të rimëkëmbet që në fund të vitit

Dobësimi i masave kundër Covid-19 nuk do të ndikojë punësimin. Papunësia do të vazhdojë të rritet të paktën gjatë dy muajve në vijim, parashikon Dhoma Ekonomike Bullgare. Mund të pritet emërim i punonjësve të rinj që në fund të vitit 2020. Presidenti i Dhomës Radosvet Radev nuk është optimist për rimëkëmbjen ekonomike për shkak të kushtëzimeve të shumta para biznesit, nevojës për investime të konsiderueshme dhe konsumit të kufizuar. Ka të ngjarë që rimëkëmbja të fillojë vjeshtën. Mendimi im është se emërimi i personelit do të fillojë gjatë tremujorit të katërt, vë në dukje Radev.

Mbetet në fuqi rekomandimi që të mos udhëtohet jashtë

Mbi 2000 janë bullgarët e transportuar në Bullgari që nga fillimi i krizës së Covid-19. Numri i saktë i bullgarëve që janë kthyer me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme është vështirët të caktohet për shkak të llojeve të ndryshme të transportit, tha para BNR-së Ivan Dimov, këshilltar i Ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Mbetet në fuqi rekomandimi që të mos udhëtohet, me përjashtim të rasteve urgjente. Që të mund të përdorin fluturim humanitar shtetasit bullgarë duhet të kontaktojnë misionet diplomatike bullgare në botë, por duhet të ketë dhe mjaftë bullgarë të tjerë, të cilët dëshirojnë të kthehen në Bullgari nga destinacioni përkatës, shtoi Dimov.

Partnerët në koalicionin qeverisës ofrojnë masa për shpëtimin e turizmit

VMRO-ja e cila është partnere në koalicionin qeverisës ofron një paketë masash dyvjeçare për ndihmë të turizmit. Ata kërkojnë subvencionim të fluturimeve çartër nga jashtë me nga 6 mijë euro secilin, ulje të TVSh-së në sektor dhe regjim të lehtësuar të dhënies së vizave turistike të të huajve. Partneri tjetër në koalicion Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë kërkon që për arsye të stinës së shtyrë verore të zgjatet me një muaji periudha, në të cilën mund të vazhdojnë punimet e ndërtimit në bregdet.

Biznesi bullgar pret që brenda një viti të rimëkëmbet nga kriza

79 për qind nga firmat bullgare pësojnë humbje për shkak të Covid-19, sipas një anketimi të Agjencisë “Alpha Research”. 21 për qind prej firmave nuk njoftojnë për humbje. 22.6 për qind prej ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha ruajnë mënyrën e organizimit të punës. 9 për qind prej firmave kanë liruar të gjithë nëpunësit e tyre. 70 për qind prej firmave janë me shpresë që brenda një viti do të arrijnë të rimëkëmbin punën e tyre.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi i lajmeve 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Krëstev

Bullgaria dhe Rumania dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..

botuar më 24-11-09 4.45.MD

Qyteti Elena pret festën e Kofshës së Mishit

Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..

botuar më 24-11-09 7.20.PD
Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..

botuar më 24-11-08 7.45.MD