Mbi 200 ushtarë bullgarë nga 9 misione do të shënojnë Ditën e Trimërisë dhe Festën e Ushtrisë Bullgare, 6 maj, jashtë vendit. Nëpërmjet një videoje Shefi i Mbrojtjes adm. Emill Eftimov përshëndeti kontingjentet tona në Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Mali. “Le të jetë Shën Gjergji mbrojtësi juaj dhe le të ktheheni gjallë e shëndoshë”, uroi admirali.
Kontingjenti më i madh bullgar është prej 160 vetash dhe është dislokuar në aeroportin e Kandaharit në kuadrin e misionit të NATO-së “Mbështetje e vendosur”.
Rreth 23 900 janë ushtarët bullgarë, të cilët kanë qenë pjesë e misioneve ushtarake bullgare jashtë vendit që nga viti 1992.
Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..
80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi qendrat e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. 710 janë seksionet në këtë fazë, në 57..
Ministri i brendshëm Atanas Illkov zhvilloi një video-konferencë telefonike me homologun e tij hungarez Sándor Pinter në lidhje me Këshillin e..