Shtabi Operativ Kombëtar kundër Covid-19 bëri të ditur më 7 maj në mëngjes se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 53 raste të të infektuarve nga gjithsej 1 163 analizat e zhvilluara. Numri total deri tani i testimeve në vend është 53 000.
19 prej rasteve të reja janë në Sofje, 12 prej të cilave janë në shërbimet sociale. Në Jamboll ka 12 raste të reja, në Pazarxhik – 5, në Pleven – 5, në Pernik – 4, në Burgas – 3, në Bllagoevgrad – 2, në Vraca – 2, në Kjustendill – 1.
Ka akoma një person të infektuar nga personeli mjekësor.
Të shëruarit deri tani janë 384, ose 22%.
Ka akoma dy të vdekur, me të cilët numri total i viktimave shkon në 84, ndërsa vdekshmëria është 4,6%.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..