Agjencia e Ilaçeve hodhi poshtë kërkesën e tregtarëve me shumicë për eksport të 58 mijë paketimeve të ilaçeve për sëmundje të përhapura si diabeti, skizofrenia, kanceri.
Nga Agjencia shpjeguan për BNR-në se me furnizimet e rregullta dhe të planifikuara, të cilat janë mbi kuotat e planifikuara për vendin tonë në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme këto ilaçe nuk mjaftojnë për mbulimin e nevojave të tregut të brendshëm. Ndalimi për eksport i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë ka si qëllim sigurimin e mjekimit të pacientëve bullgarë me sasitë e furnizuara në vend, sepse është konstatuar tregti paralele.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin"..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një..