Një biçikletë e bukur, ushqim, hamak dhe çantë – për këtë ka nevojë njeriu, i cili ka në plan të ndërmarrë një shëtitje të gjatë në mal. Kjo që mbetet e padukshme janë entuziazmi i madh, kureshtja dhe dashuria ndaj malit. E gjithë kjo i ka dhënë forcë një aventurieri të ri për të kaluar vetë itinerarin më të gjatë turistik për këmbësorë te ne.
E quajnë segmentin malor “Kom – Emine” “itinerarin e miqësisë”. Praktikisht kjo është traseja e fundit e itinerarit turistik evropian E3, që e lidh Oqeanin Atlantik me Detin e Zi. Distanca mes dy pikëve të fundit – maja Kom pranë kufirit tonë me Serbinë dhe pika më lindore e malit Stara Pllanina, kepi Emine tek Deti i Zi, është përafërsisht 700 km. dhe mund të kalohet për 20-30 ditë, në varësi të stinëve.
Një sfidë për turistët janë qindra majat në Stara Pllanina dhe terreni i dеniveluar. Përveç si itinerar turistik për këmbësorë, segmenti në kreshtën e malit Stara Pllanina përdoret edhe si trase për gara të ndryshme.
“Ky itinerar ishte një ëndërr”, thotë adhuruesi i ri i malit nga qyteti Zllatica Daniell Ovçarov. Verën e vitit 2019 ai arriti të kalojë itinerarin legjendar si njëfarë testimi të fortësisë dhe qëndrueshmërisë së vet në natyrë. Ideja lindi në mënyrë spontane, ndërsa përgatitja ishte e improvizuar. Nga përvoja e tij e grumbulluar para kësaj në mal, Daniell e di se atje kushtet ndryshojnë vazhdimisht dhe mund të shpresosh vetëm tek aftësitë dhe instinktet e veta.
Dhjetëra janë adhuruesit e përjetimeve ekstreme, të cilët kanë kaluar në këtë “rrugë të miqësisë”, por për Daniell Ovçarovin ajo të çon drejt vetvetes. “Mund të ndiesh në një vend të gjitha emocionet – nga frika e gjer tek entuziazmi më i madh dhe dashuria. Në mal ndien i lirë dhe gëzohesh si një fëmijë, me të gjitha shqisat”,thotë aventurieri.
“Vendosa vetë se si të arrij deri në pikën fillestare – me biçikletën në portbagazh deri në qafën e malit Petrohan, nga ku për dy orë arrita në majën Kom – pika fillestare e itinerarit. Ishte në buzë të mbrëmjes dhe e kalova natën nën vetë majën – 2100 metra mbi nivelin e detit. Atje natyra është shumë e egër. Që të njëjtën mbrëmje pash kaproj – e interpretova këtë si një shenjë të mirë në fillim të shëtitjes sime të gjatë. Fjeta në një hamak të lidhur mes dy pemëve, por ishte shumë e ftohtë. Të nesërmen herët në mëngjes u nisa sipas itinerarit të planifikuar. Ka një traditë sipas së cilës kur të ngjitesh në majën Kom duhet të marrësh me vete një gur të vogël dhe kur ta shohësh detin ta hedhësh atje, duke i uruar vetes diçka. Kështu bëra edhe unë. Ditën e parë kisha shumë energji dhe adrenalinë, por e ngatërrova rrugën dhe u largova 1000 metra. Kjo më kushtoi kohë dhe energji, por nuk ka pasur momente kur të dua të heq dorë.”
Ushqim, strehim, ngrohtësi – këtë duhet t’i sigurosh vetes vetë në mal. Kjo e pasuron njeriun edhe nga pikëpamja emocionale, edhe në aspektin praktik – vë në dukje Daniell Ovçarov.
“Kisha në plan ta kaloja itinerarin për 15 ditë, por pas gabimit që bëra në fakt kalova 100 km më shumë. 60% e itinerarit mund të kalohet me biçikletë, por ka vende ku ajo është thjeshtë një bagazh. Ka edhe segmente ekstreme, ku ka shumë të ngjarë të biesh poshtë. Më e vështirë është drejt majës Botev, 2376 metra. Atje janë majat më të larta të malit Stara Pllanina. Në kreshtën e malit është shumë e ftohtë. Kisha net pa gjumë, por i bëra natyrës dhe kafshëve mbi 6 mijë fotografi gjatë të gjitha këtyre 21 ditëve. Në mëngjes nisesha në orën 5.30, ndërsa pasdreke shpeshherë kishte stuhi malore. Nga maja Ambarica deri në strehën “Botev” kam ecur 8 orë. Mund të ecësh disa kilometra pa gjetur ujë. Kështu çdo gjë në mal ka një vlerë të madhe. Kurrë nuk kam pasur frikë nga kafshët e egra – në qoftë se nuk i ngacmon, ato nuk do të të afrojnë. Njerëzit janë më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: arkiv personal
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..